Puna e çmontimit ka nisur në stadiumet e para të Kupës së Botës në Katar. Tre nga tetë stadiumet nuk janë më vende ku zhvillohen ndeshjet pas fazës së 1/16-tës.
Të martën në mëngjes, të gjitha rrethojat e gomuara dhe rrjetat për linjën e metrosë rreth stadiumit “974” u hoqën, punëtorë të shumtë të ndërtimit kanë nisur punën rreth stadiumit. Rreth dymbëdhjetë orë më parë, Brazili kishte mposhtur Korenë e Jugut 4-1 pikërisht në këtë stadium.
Çmontimi i stadiumit aktual nuk duhet të fillojë pas finales së Kupës së Botës, thanë dy përgjegjës. Stadiumi u ndërtua nga “974” kontejnerë transporti për shkak të kodit telefonik të Katarit 00974.
Ai synon të shërbejë si shembull, pasi kërkonte më pak material ndërtimi dhe mund të ndërtohej shumë shpejt dhe me më pak kosto. Ai gjithashtu mund të çmontohet plotësisht dhe të rindërtohet diku tjetër.
Vitin e kaluar gjashtë ndeshje të Kupës Arabe u zhvilluan në Stadiumin “974” ndërsa në Kupën e Botës arena e pazakontë arkitekturore ishte vendi ku u zhvilluan shtatë ndeshje.