UBT News

​Festivali i Filmit Evropian, dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara

Nëpërmjet një përmbledhjeje të pasur filmash dhe dokumentarësh nga shtete të ndryshme të botës, do të dëgjohet zëri dhe përvoja e personave me aftësi të kufizuara në festivalin e filmit evropian që po mbahet në Prishtinë.

Nga data 1 deri më 3 dhjetor 2024, qytetarët janë të ftuar të shijojnë artin dhe kulturën e vendeve evropiane në Kino Armata, në Prishtinë.

Ky aktivitet është pjesë e Festivalit Evropian të Filmit, i cili gjithashtu bën pjesë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Arti pa Kufi”, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën e Belgjikës.

Në hapjen e këtij festivali, Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se fokusi kryesor i filmave dhe dokumentarëve do të jetë përvojat e personave me aftësi të kufizuara, duke reflektuar vlerat dhe mesazhin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas saj, nëpërmjet artit, secili është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse.

Festival që ofron një platformë shumë të fuqishme ku mund të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara. Siç e dini të gjithë, nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sot, nëpërmjet artit, do të fillojmë një diskutim se si secili prej nesh është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Lachana.

Në hapjen e festivalit u promovuan dy filma “Një motër (A Sister) dhe Rondini.

Exit mobile version