UBT News

Fejohet sërish Megan Fox

Megan Fox është fejuar.

I dashuri i saj, Machine Gun Kelly, i ka bërë propozimin romantik asaj.

Fox ndau një video nga ky moment në Instagram.

“Një vit e gjysmë më vonë, pasi kaluam shumë momente së bashku dhe qeshëm më shumë seç e kisha menduar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të”, tha aktorja.

Fox ishte martuar më parë me aktorin Brian Austin Green, me të cilin ka djemtë Noah (9), Bodhi (7) dhe Journey (5). Machine Gun Kelly ka një vajzë, 12-vjeçaren Casie, nga një lidhje e mëparshme.

Exit mobile version