Klubi kryqytetas, FC Prishtina konfirmoi se sulmuesi Otto John është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje. Nga klubi thonë se nuk dihen arsyet e arrestimit të tij.
Në një njoftim për media, FC Prishtina theksoi se respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj John, atëherë Prishtina do të marrë masa në bazë të rregulloreve të brendshme të tyre.
Policia e Kosovës njoftoi sot gjatë ditës se John është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të “trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”./UBTNews/