UBT News

FC Phoenix-Banjë ka nisur të përforcohet edhe me udhëheqësit e skuadrës

Ekipi i Ligës së Parë, FC-Phoenix, është forcuar në bordin drejtues me ish-yllin e Tottenham, Celtic dhe Watford, Ramon Vega.

Vega do të jetë pjesë në bordin e kësaj skuadre, dhe pritet të luaj emisarin për talentët e rinj, prej të cilëve një pjesë të tyre mund t’i shohim në prova edhe në Angli.

Udhëheqës i këtij projekti është SEM Management, me bazë në Zürich dhe pronar i saj është Pajazit Sopi kurse menaxher Milazim Fetahu. /UBTNews/

Exit mobile version