UBT News

Fansat të shqetësuar për shëndetin e Lil Nas X, reperi nuk është parë prej kur rezultoi pozitiv për Covid-19

Reperi fitues i Grammy-t “Montero shpenzon shumë kohë në mediat sociale, si një mjet marketingu por edhe për t’u angazhuar me fansat e tij. Megjithatë, postimet e tij të fundit janë para rreth dy muaj më parë, më 6 dhjetor.

Ai nuk është parë publikisht nga ajo kohë dhe fansat e tij kanë filluar ta vënë re, me shumë pyetje kryesisht në Twitter, duke shprehur interesim për shëndetin e tij.

Më shqetësuese është se ai faktikisht postoi për herë të fundit më datën 17 dhjetor, sipas Billboard, në një seri postime të cilat janë fshirë tani, që pranonin se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin, duke thënë se “COVID me të vërtetë është i neveritshëm”.

Ai madje duhej të tërhiqej nga Capital FM Jingle Ball i Mbretërisë së Bashkuar një javë më parë, ndërsa një deklaratë nga Capital FM në atë kohë thoshte se “anëtarët” e ekipeve të disa artistëve, përfshirë të reperit, kishin rezultuar pozitivë.

Ky njoftim erdhi një ditë pasi ai u shfaq në iHeartRadio Z100 Jingle Ball 2021 më 10 dhjetor në Nju Jork – kjo ishte edhe dita kur ai u pa për herë të fundit publikisht.

Duke pasur parasysh faktin se ai poston në mënyrë aktive pothuajse çdo ditë për 7.5 milionë ndjekësit e tij, fansat e shqetësuar të tij kanë “vërshuar” rrjetin social Twitter dhe po pyesin nëse ai është në rregull dhe duke uruar që ai të jetë mirë!

Të tjerë u shprehën se ishin “të shqetësuar ” për një lidhje midis postimeve të tij të fshira tani për COVID-19 dhe statusit të tij aktual shëndetësor./UBTNews/

Exit mobile version