UBT News

Fansat ngjallin spekulime për albumin e ri të këngëtares Adele

Fansat e këngëtares Adele ngjallën spekulime se këngëtarja po lanson albumin e saj të ri pasi disa drita dhe billborde me numrin ’30’ u shfaqën në disa qytete rreth botës.

Meqë Adele është 33-vjeçe, albumi do t’i përshtatej tri albumeve të mëhershme – 19,21 dhe 25 – të cilat u titulluan ashtu sipas moshës në të cilën i shkroi këngët. Nëse do të vlente kjo, Adele do ta shkruante numrin ’30’ në vitin e njëjtë kur u nda nga ish-bashkëshorti Simon Konecki.

Të premten, fansat në rrjete sociale reaguan pasi u shfaq numri ’30’ në disa qytete sikurse Londër, Dublin, Belfast, Dubai, Stokholm, Singapor dhe Seul. Megjithatë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga këngëtarja rreth kësaj çështje.

Ky do të ishte albumi i katërt i saj dhe i pari pas gjashtë vitesh, meqë herën e fundit kur publikoi album ishte në vitin 2015./UBTNews

Exit mobile version