UBT News

Familjet e viktimave të “Astroworld” refuzojnë ndihmën e reperit

Ndihma e reperit Travis Scott për të paguar shpenzimet e funeralit të viktimave të koncertit të tij, “Astroworld”, është refuzuar nga gjysma e familjeve të viktimave.

Këtu përfshihet edhe familja e 9-vjeçarit Ezra Blount – më i riu nga dhjetë viktimat e koncertit që u mbajt në Teksas. Scott ofroi ndihmë javën e kaluar, pas padive të shumta mbi tragjedinë.

Një avokat i familjes së 14-vjeçarit, John Hilgert, e quajti këtë gjest “poshtërues”.

Koncerti u mbajt më 5 nëntor. Në atë festival ishin rreth 50 mijë pjesëmarrës. Dhjetë persona kanë vdekur. Më i moshuari ishte 27-vjeçar./UBTNews

Exit mobile version