Burimet nga Facebook thonë se kompania do t’i fshijë komentet “negative” në faqen e artistes Lizzo në Facebook dhe Instagram, pasi artistja shkroi në rrjete sociale se u përball me paragjykime për mbipeshë dhe komente raciste pas lansimit të këngës “Rumors” në bashkëpunim me Cardi B.
Burime të Facebook-ut thanë se disa llogari janë fshirë, dhe se kjo kompani do të merret me rastin.
Përfaqësuesit e kompanisë së rrjeteve sociale ndërmorën këtë veprim dy ditë pasi Lizzo u shfaq në Instagram të dielën për të shprehur ankthin e saj mbi reagimet ‘turpëruese dhe raciste’.
Fituesja e çmimit Grammy thotë se energjia pozitive që po provon ta sjellë nuk është reciproke./UBTNews