Organizatorët e Eurovision Song Contest u zotuan se do të heqin çdo flamur palestinez dhe simbol pro-palestinez në konkurs që do të mbahet javën e ardhshme në Malmö të Suedisë.
Ky vendim erdhi pas rritjes së tensioneve lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision Song Contest, pas fushatës së tij ushtarake në Gaza.
Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmö për të rritur ndërgjegjësimin për kauzën e tyre.
Të paktën 34 mijë e 596 njerëz janë vrarë në territorin palestinez gjatë pothuajse shtatë muajve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Shumica prej viktimave janë gra dhe fëmijë./UBTNews/