Michael Bolton, Macy Gray, Jewel dhe Sisqó do të garojnë në versionin amerikan të Eurovisionit i cili fillon këtë muaj. Secili nga ta do ta prezantojë shtetin e tyre, dhe do të përballen me yje në rritje.
Ylli i pop-it, Kelly Clarkson dhe ikona e rep-it, Snoop Dogg do ta udhëheqin këtë event, i cili do të mbahet për tetë javë. Clarkson tha se është tejet e lumtur që po e sjellin konceptin e Eurovisionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mezi po pres të punoj me Snoop dhe mezi po pres që secili shtet dhe territor të prezantohet nga artistët që i këndojnë këngët e tyre”, thuhet në një prononcim./UBTNews/