Është konfirmuar se Eurovisioni vitin e ardhshëm do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët e Eurovisionit vendosën se eventi nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë. Britania fitoi vendin e dytë në edicionin e sivjetshëm.
Nuk dihet ende se cili qytet do të jetë mikpritës, por qytetet sikurse Glasgow dhe Manchester kanë shprehur interes.
Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar./UBTNews/