Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision nuk do të performojë këtë vit drejtpërdrejt meqë një anëtar i grupit rezultoi pozitiv me COVID-19.
Daði og Gagnamagnið do të jetë në garë, por nuk do të performojë në provën e sotme, as në shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e nesërme (e enjte) kur edhe është gjysmëfinalja e dytë, e as në finale të shtunën. Në vend të kësaj do të përdoren pamjet e xhiruara gjatë provës së fundit.
Frontmeni i grupit, Daði Freyr deklaroi se rezultati i testit ishte “suprizë e madhe”.
“Ne jemi të lumtur që performanca u regjistrua dhe të ngazëllyer që ju mund ta shihni atë performancë”, deklaroi ai.
Gjatë fundjavës një anëtar i ekipit të Islandës rezultoi pozitiv me COVID-19, e anëtarët e grupit kishin rezultuar negativ. Të gjithë ishin izoluar në hotel dhe po kryejnë testet e rregullta gjatë javës./UBTNews