Anxhela Peristeri është duke befasuar absolutisht me vokalin e saj dhe ishte vetëm ora 10 e gjysmë e mëngjesit. Ky ishte një nga komentet e bëra gjatë provës së dytë të këngëtares shqiptare në skenën e Roterdamit ku edhe do të mbahet Eurosong Contest 2021.
Ajo ka performuar nën një sfond ku ngjyrat mbizotëruese janë e kuqja dhe e zeza, ndërkohë që ekipi ka vendosur që kënga të interpretohet po në shqip, ndonëse shumë këngëtarë zgjedhin që ta dërgojnë në Eurovizion në anglisht këngën e tyre.
Anxhela Peristeri do të performojë e 11-ta natën e dytë të këtij fetivali, ndërsa pritet që më 22 maj nga Holanda të zbulohet fituesi i këtij edicioni që dukej i vështirë në kushtet e pandemisë, por që po ia del të mirëpresë në Roterdam, artistë nga e gjithë Europa.