Reperi amerikan, Lil Nas X në orët e para të së premtes lansoi albumin “Montero”. Ky album përmban gjithsej 15 këngë.
Reperi njoftoi se ishte në pritje të albumit, i pari album i tij, gjatë këtij muaji. Ai i tha revistës People atë kohë: “Mendoj se jam baba dhe nënë. Por mbase edhe producentët që punuan me mua janë gjithashtu baballarë. Ose xhaxhallarë”, deklaroi ai.
Pak para ‘ardhjes në jetë’ të albumit, ai organizoi një ‘baby shower’. 22-vjeçari tani është prind i një albumi të lumtur dhe të shëndetshëm!
Në mesin e këngëve të albumit janë “Montero (Call me by your name)”, “Sun Goes Down” dhe bashkëpunimin me Jack Harlow “Industry Baby”, plus edhe disa bashkëpunime me emrat e njohur sikurse Megan Thee Stallion, Elton John, Miley Cyrus dhe Doja Cat. Të premten ai publikoi edhe klipin e këngës “That’s what I want”./UBTNews