UBT News

Erdhi lajmi i shumëpritur nga grupi Abba

Pop grupi Abba ka lëshuar një lajmërim të rëndësishëm për javën tjetër derisa fansat po i presin me padurim projektet e reja pas 39 vjetësh.

Grupi suedez krijoi një uebfaqe mëngjesin e së enjtes, i titulluar “Abba Voyage”, duke kërkuar nga fansat që janë të interesuar për muzikën e tyre të regjistrohen.

Duket se grupi Abba do ta nisë së shpejti edhe turneun, të cilin e kishte paralajmëruar në vitin 2016. Para kësaj ata do t’i publikojnë edhe pesë këngë të reja.

Kuarteti – Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson – u kthyen në studio në vitin 2018, duke premtuar dy këngë të reja.

“I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”, janë vonuar – dhe grupi tani po planifikon t’i publikojë pesë këngë për të falënderuar fansat për durimin e tyre.

Në fillim të këtij viti, Ulvaeus konfirmoi se projektet e reja “patjetër” që do të dalin gjatë këtij viti.

Grupi Abba është i njohur për hitet “Mamma Mia”, “Dancing Queen” dhe “Waterloo”./UBTNews

Exit mobile version