UBT News

Era e fortë rrezikon Parkun e Llogarasë, ndërpritet ndërhyrja nga ajri

Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave.

Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.

Në mëngjes forca të shumta u drejtuan drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. 

Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive 3 vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do të përhapen me shpejtësi, shprehen banorët e fshatit. Një vatër zjarri është në Karaburun dhe një në Nartë./A2

Exit mobile version