UBT News

Enrique Iglesias po tërhiqet nga muzika, pas 25 vitesh karrierë

Këngëtari i njohur, Enrique Iglesias, hiti “Bailando” i të cilit numëron më shumë se 3 miliardë klikime në Youtube, ka vendosur të largohet nga muzika, transmeton UBT News.

Ai këtë e bëri këtë të ditur përmes një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra.

Iglesias shtoi se largimi nuk është një mendim i momentit pasi ai ka vite që dëshiron të tërhiqet nga muzika.

Albumi që quhet “Final”, do të ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari.

“Do vazhdoj të shkruaj këngë, por nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, është shprehur Iglesias./UBTNews

Exit mobile version