UBT News

Eni Vasili bëhet nënë: Vijnë në jetë vajzat binjake

Burime pranë gazetares zbuluan për Albanian Post – një media e cituar në disa nga emisionet që Vasili ka drejtuar – se ajo solli në jetë vajzat binjake dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo dhe partneri i saj, Armandi, janë bërë prindër të vajzave Sofi dhe Nikol, emrat e të cilave ajo i zbuloi në prill e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”.

Eni preferoi që fillimisht ta mbante të fshehtë shtatzëninë, por vështirë t’u shpëtonte fotove nëpër rrugët e kryeqytetit. Shtatzënia u konfirmua pasi kryeministri Rama e zbuloi padashje në emisionin “Open”.

Gazetarja ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. Rastet kur është fotografuar në shoqërinë e Armandit, inxhinierit që la Londrën për t’u zhvendosur në kryeqytet, janë të pakta.

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.

Përsa i përket planeve të dasmës, në “Në kurthin e Piter Pan”, Eni tha se ia ka premtuar partnerit një ceremoni të thjeshtë, por bashkë me vajzat të pranishme.

Exit mobile version