UBT News

Emma Raducanu ambasadore e brendit global Evian

Tenistja Emma Raducanu është emëruar si ambasadorja e re e brendit global të ujit, Evian – pas ylli prezantoi edhe markat e njohura sikurse Dior dhe Tiffany & Co.

18-vjeçarja që jeton në Kent, u ngrit shpejtë në listën A të të famshmëve pas triumfit të saj US Open në shtator, dhe që atëherë është ftuar të prezentojë një sërë markash luksoze.

Sot u dha lajmi se ajo do të jetë ambasadorja e re e këtij brendi, duke iu bashkuar yjeve sikurse Dua Lipa, Maria Sharapova dhe Ella Chen.

Në një fotosesion të shpërndarë krahas njoftimit, Emma mund të shihet duke pozuar me veshjet e bardha të tenisit në një sfond rozë të theksuar./UBTNews

Exit mobile version