Reperi Eminem i ka kërkuar kandidatit republikan për president, Vivek Ramaswamy, të mos ia këndojë këngët.
Avokatët e Eminemit i kanë dërguar një letër kandidatit republikan për president, Vivek Ramaswamy, me këtë kërkesë.
Letra vjen më shumë se një javë pasi sipërmarrësi i bioteknologjisë dha një performancë të improvizuar të “Lose Yourself” në Iowa, ka shkruar BBC.
Letra, e datës 23 gusht, u dërgua nga kompania diskografike e Eminemit, BMI.
Një zëdhënëse e Ramaswamyt tha se ai do të përmbushë kërkesën e Eminemit, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III./UBTNews/