Pas “Forgot About Dre”, Eminem vazhdoi të punonte për të mbushur tekstet e tij me sa më shumë lojëra fjalësh dhe energji, dhe në njëfarë mënyre ai mësoi si ta bënte këtë në mënyrë të përsosur.
Një nga shembujt më të mrekullueshëm të shpejtësisë së reperit është kënga “Rap God”, për të cilën edhe ai vet shprehet se ishte i befasuar.
“Kur e regjistrova për herë të parë, po e lëshoja në CD ende atë kohë. E kam dëgjuar në makinë, reklama thotë “Gjashtë minuta”, tregon ai. “Dhe unë mendova “Çfarë dreqin?! A thotë saktësisht gjashtë minuta? Kjo është çmenduri”.
“Sepse nuk mendoja se e dija sa e gjatë ishte në atë kohë. Të paktën derisa hipa në makinë. Unë thjesht bëra një këngë gjashtë minutash”.
Vargu më i shpejtë i këngës fillon kur përmendet J.J. Fad, një grup femrash repere që kishin një këngë të quajtur “Supersonic”, prodhuar para shumë vitesh nga Dr. Dre dhe përfshin gjithashtu një varg të shpejtë. Një varg nga ajo këngë frymëzoi të gjithë sekuencën hapëse të vargut.
“Për disa arsye, “summa-lumma, dooma-lumma” më kishte ngecur në kokë një ditë. Dhe vazhdova të përsërisja frazën”, tregon reperi.
“Thjesht më çoi te fraza tjetër pastaj tek fraza tjetër. Mbaj mend që mendova: ‘Kur të shkoj në studio, a do të mund ta them këtë gjë’? Sepse ndonjëherë gjërat që shkruaj, goja ime nuk mund ti thotë”.
Më vonë, Eminem performoi “Rap God” drejtpërdrejt në çmimet muzikore në YouTube. Fillimisht, Paul nuk ishte i sigurt se do të ishte e mundur, por me sa duket, Marshall e shkroi atë duke mbajtur parasysh se duhej të performohej drejtpërdrejt. Ka pauza për frymëmarrje të vendosura në mënyrë strategjike në varg.
“Çdo ditë bëj diçka të tillë, sigurohem që [të mund] ta thotë goja. Sepse e kam gjithmonë parasysh, më duhet ta bëjë këtë drejtpërdrejtë”./UBTNews/