Këngëtarja britanike, Emeli Sandé do ta lansojë albumin e saj të pestë, “How Were We To Know” më 17 nëntor të vitit 2023.
Duke njoftuar rreth albumit, ajo lansoi këngën kryesore të tij, “There For You”, të cilën e solli me një klip mahnitës bardhë e zi.
Kënga e re u publikua pak më shumë se një vit që nga albumi i fundit i artistes. Këngëtarja konsideron se produktiviteti gjatë pandemisë COVID-19 ndikoi që ajo të sjellë këngë të reja./UBTNews/