UBT News

Elvana Gjata e Capital T të premten sjellin këngën e re

Dy emra të njohur të industrisë muzikore, Elvana Gjata dhe Capital T të premten në mesnatë sjellin bashkëpunimin e tyre.

Kënga titullohet “Flakë” dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip. Elvana solli disa sekuenca nga klipi i ri, duke njoftuar edhe për datën e lansimit të projektit.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tyre. Kujtojmë se vite më parë ata sollën dy këngë të përbashkëta, “Lejla” dhe “Fustani”, që rezultuan shumë të suksesshme./UBTNews

Exit mobile version