UBT News

Elton John shtyn turneun e tij lamtumirës

Këngëtari Elton John shtyu turneun e tij lamtumirës në Evropë dhe Britani të Madhe për vitin 2023, meqë ai do t’i nënshtrohet një operacioni pas një rrëzimi.

74-vjeçari ndau lajmin me fansat e tij në Instagram të enjten, teksa shprehu ‘mërzinë e madhe’.

Ylli e ka kaluar verën me bashkëshortin e tij, David Furnish, 58 vjeç dhe dy djemtë e tyre, në vende të ndryshme evropiane, ndërsa tani njoftoi se gjatë kësaj periudhe u rrëzua.

Ylli i “Crocodile Rock” do të performojë në eventin e mbledhjes së fondeve Global Citizen Live më 25 shtator, në mënyrë që të mos heqë dorë nga bamirësia dhe shpreson të rifillojë turneun e tij në New Orleans, në janar të vitit të ardhshëm./UBTNews

Exit mobile version