UBT News

Ekzekutohen 1.1 milion euro për “Trepçën”

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohen në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

“Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh. Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit./UBTNews

Exit mobile version