UBT News

Ekspozitë në New York në ditëlindjen e 75-të të yllit David Bowie

Ditëlindja e 75-të e këngëtarit dhe tekstshkruesit të ndjerë anglez, David Bowie, do të shënohet me një ekspozitë.

Ekspozita që do të mbahet në lagjen Soho të Manhattan-it, ku jetonte këngëtari i ndjerë, titullohet “Bowie 75” dhe do të qëndrojë e hapur gjatë tërë muajit janar. 8 janari është data e lindjes së këngëtarit të ndjerë.

“Kjo do të jetë festë e Davidit, për Davidin dhe fansat e tij”, deklaroi producenti i “Bowie 75”, Lawrence Peryer në një intervistë.

Aty do të ekspozohen të gjitha gjësendet e yllit, i cili vdiq në vitin 2016./UBTNews

Exit mobile version