UBT News

Ekipi përfaqësues i Kosovës niset për në Panama për garën ndërkombëtare të robotikës

Ekipi përfaqësues i Kosovës, First Kosovo është nisur drejt Panamasë, ku do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të robotikës First Global Challenge 2025. Pas muajsh përgatitjesh në laboratorët e UBT-së, këta të rinj të talentuar janë gati të përfaqësojnë me krenari Kosovën në mesin e mbi 180 shteteve nga e gjithë bota.

Tema e First Global Challenge 2025 do të fokusohet në ruajtjen e biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë të zhvillojnë zgjidhje teknologjike që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.

UBT, si institucioni që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë për kontributin e tij në promovimin e edukimit STEM dhe për angazhimin e vazhdueshëm në garat ndërkombëtare të robotikës.

Exit mobile version