Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.
Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.
