Vinicius Junior ka folur pas fitores mbrëmë të Real Madridit si mysafirë i Napolit, ku ka zbuluar mesazhet që ia ka dërguar Jude Bellingham, para se ky i fundit të kalonte te gjiganti spanjoll nga Borussia Dortmundi.
Vinicius ka treguar se e donte Bellingham me çdo kusht te Reali, dhe se i dërgonte mesazhe çdo ditë atij që të vjen te madrilenët.
“E doja Jude te Real Madridi! I kam dërguar mesazhe të shumta Bellingham vitin e kaluar. I kam shkruar çdo ditë: eja në Madrid”, tha Vinicius.
Bellingham shënoi mbrëmë golin e tetë në nëntë ndeshje si lojtar i Real Madridit, e po ashtu morri edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.