Egjipti ka regjistruar fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të luajtur në stadiumin “MetLife”.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të duke kaluar Egjiptin në epërsi. Vetëm katër minuta më vonë, në të 41-tën, Mostafa Mohamed dyfishoi shifrat në 2:0 pas një asisimi nga Trezeguet, duke mbyllur një pjesë të parë të shkëlqyer për afrikanët.
Kanada u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes një autogoli të shënuar nga mbrojtësi egjiptian Mohamed Abdelmonem në minutën e 53-të, por nuk arriti të përmbyste rezultatin deri në fund. Me këtë fitore, Egjipti mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa Kanada mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para. /E.A/
