Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zbuluar pjesë nga programi i Partisë Socialiste për periudhën pas vitit 2025, duke njoftuar se paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 400 euro në 500 euro, duke hyrë në fuqi nga janari 2026.
Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e nivelit të jetesës dhe të pagave për qytetarët shqiptarë.
Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij është realizuar një rritje e madhe e pagave mesatare dhe minimale, duke shpjeguar: “Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro.”