Një roje sigurie thuhet se ka ngritur padi kundër Nicki Minaj dhe bashkëshortit të saj, Kenneth Petty për sulm fizik ndaj tij.
Thomas Weidenmuller, kreu i sigurimit në koncertin Bang Bang të reperes në mars të vitit 2019, ngriti padi ndaj tyre për abuzim.
Sipas TMZ, Weidenmuller thuhet se Petty e kishte goditur me grusht, gjë që i kushtoi shumë. Gjithçka filloi në këtë koncert, u shoqërua me sulm verbal dhe në fund Nicki e thirri atë në zhveshtore për ta qortuar, por Petty e sulmoi fizikisht sigurimin dhe ia theu nofullën.
Ky është procesi i dytë gjyqësor me të cilin çifti u përball kohët e fundit pasi Jennifer Hough ngriti padi prej 500 mijë dollarësh ndaj tyre për ngacmim, verën e kaluar./UBTNews