UBT News

Edhe një shtet tjetër tërhiqet nga Eurovisioni

Bullgaria është vendi i fundit që njoftoi se nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.

Transmetuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.

BBC raportoi se vendeve pjesëmarrëse u është kërkuar të paguajnë më shumë për shkak se Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm.

EBU, e cila organizon konkursin, ka konfirmuar listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin e vitit 2023./UBTNews/

Exit mobile version