UBT News

Edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në Shqipëri

Në Shqipëri kanë arritur mbrëmë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer. Deri më tani Shqipëria ka pranuar 858 mijë e 750 vaksina antiCOVID.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se deri më tani janë vaksinuar 776 mijë e 464 persona. Sipas tij, objektiv është që numri i të vaksinuarve të shkojë në 1 milion brenda qershorit.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri. Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version