UBT News

Ed Sheeran tregon se gruaja e tij u diagnostikua me kancer gjatë shtatzënisë

Ylli Ed Sheeran ra në depresion vitin e kaluar, pasiqë gruaja e tij u diagnostikua me kancer dhe miku i tij, Jamal Edwards, vdiq papritur në moshën 31-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, me të cilën ai u martua në vitin 2019, u diagnostikua me kancer gjatë shtatzënisë me fëmijën e dytë. Ai shpjegoi se ajo nuk kishte trajtim deri pas lindjes.

Në atë kohë, ylli ishte në gjykatë çdo ditë përballë një gjyqi për të drejtat e autorit. Ndikimi i atyre ngjarjeve “ndryshoi jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shihja muzikën”, shkroi ai mes tjerash në një postim në rrjete sociale.

Si rezultat, ai hoqi “qindra” këngë që kishte shkruar për albumin e tij të gjashtë të ardhshëm.

Sheeran dhe Seaborn mirëpritën vajzën e tyre të dytë majin e kaluar. Këngëtari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas së tij.

Sheeran u shkroi fansave për t’i njoftuar rreth publikimit të “Subtract”, një album akustik i prodhuar nga Aaron Dessner./UBTNews/

Exit mobile version