UBT News

Ed Sheeran thotë se Eminem ndihmoi ‘në shërimin’ e belbëzimit të tij

Këngëtari i ‘Bad Habits’ ka krijuar një miqësi me reperin pas takimit në vitin 2017.

Gjatë një paraqitje të fundit në The Howard Stern Show, Sheeran tregoi se kur ishte nëntë vjeç, xhaxhai i tij i dhuroi atij një LP “The Marshall Mathers” të reperit Eminem.

“Duke e mësuar atë rekord dhe duke e kënduar atë kohë pas kohe, ai shëroi belbëzimin tim”, tha Sheeran.

Këngëtari ka folur më parë për belbëzimin e tij, duke shpjeguar në një intervistë të vitit 2015 se ai u zhvillua pasi iu nënshtrua një operacioni me lazer për të hequr një shenjë të lindjes në fytyrë.

“Një ditë, ata harruan të vendosnin anestezinë dhe që atëherë, unë pata një belbëzim”, tregoi Sheeran atë kohë.

Më vonë, këngëtari foli me prezantuesin Stern për miqësinë e tij me Eminem, e cila u zhvillua pasi u takuan në vitin 2017.

“Unë mendoj se është ndryshe me Eminem sepse ai është mjaft i izoluar, nuk sheh apo takon kaq shumë njerëz”, tha Sheeran. “Unë e njoh atë që gjashtë vite dhe kemi bërë tre këngë së bashku, kam luajtur me të dy herë në skenë. Ai është një person tjetër me të cilin jam shumë i lidhur, pasi ai jeton ende në vendlindjen e tij dhe ka ekosistemin e tij rreth tij”.

Në vitin 2020, të dy performuan këngën e vitit 2000 të Eminem “Stan” me Dido, në ceremoninë e hyrjes në Rock and Roll Hall of Fame të reperit./UBTNews/

Exit mobile version