Kantautori i njohur britanik, Ed Sheeran paralajmëroi albumin e tij të pestë “=”, i cili pritet të publikohet më 29 tetor. Ai këtë album e konsideroi shumë personal.
“Jeta ime ndryshoi shumë vitet e fundit – u martova, krijova familje, përjetova humbje, dhe reflektova mbi këto tema në album”, deklaroi Sheeran mes tjerash.
Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga e tij e fundit “Bad Habits” bashkë me 13 këngë tjera. Kantautori ka njoftuar gjithashtu se pjesë e albumit është edhe kënga “Visiting Hours”, të cilën e lansoi dje, në ditën kur paralajmëroi albumin e pestë të tij. Kjo këngë i dedikohet një mikut të tij, Michael Gudinski, i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti.
Në muajin korrik, kënga Bad Habits” u bë hiti i 10-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe i ka kaluar shtatë javët e fundit në pozitën numër 1 të toplistave./UBTNews