UBT News

Ed Sheeran mezi njihet në klipin e ri

Ed Sheeran u kthye! Në mesnatë 30-vjeçari publikoi këngën e tij të re, “Bad Habits”, me një videoklip të veçantë nën drejtimin e Dave Meyers.

Ed duket si një personazh vampir alter-ego në klip, dhe rrëmbeu vëmendje të madhe me këtë paraqitje.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme të kthehem me këngën time të re”, deklaroi ai mes tjerash.

Ed Sheeran - Bad Habits [Official Video]

Në dhjetor të vitit 2019, Sheeran kishte njoftuar se do të pauzonte për një kohë nga muzika dhe rrjetet sociale./UBTNews

Exit mobile version