UBT News

Ed Sheeran i dedikon tatuazh të bijës

Ed Sheeran i ka dedikuar një tatuazh të bijës së tij, Lyra Antarctica, një orka. Këngëtari i hitit e ka shfaqur tatuazhin me balenë në krah, kushtuar vajzës 10-muajshe.

“Kam disa dhëmbë vampiri dhe një orkë nga Antarktiku”, citon revista “The Sun” fjalët e Sheeranit. “Jam plotësisht i mbuluar me tatuazhe të çuditshme, plot ngjyra dhe këtë nuk e kupton askush, përveç bashkëshortes sime. Të gjithë thonë se dukem si një laps i shkrirë. Mirëpo unë i dua shumë”.

Raportohet se Sheeran ka më shumë se 60 tatuazhe, por 30-vjeçari thotë se më s’mund ta durojë dhimbjen për 2 orë radhazi.

Ed e ka tërë gjoksin e mbuluar me tatuazhe që i dedikohen njerëzve më të dashur të tij dhe këngëve nga albumi “Divide”./UBTNews

Exit mobile version