Këngëtari Ed Sheeran tregoi se me këngëtarin Elton John kanë raporte aq të mira saqë ky i fundit e thërret çdo ditë, dhe madje e kishte pranë vetes edhe në momente të vështira, si rasti kur i vdiq miku i tij më i mirë.
30-vjeçari foli edhe për një këngë Krishtlindjesh të cilën e realizoi me Eltonin, këngë e cila do të publikohet në fund të këtij viti.
Ed i tha The Sun se këngëtari legjendar i ndihmoi atij ta tejkalonte dhimbjen për humbjen e mikut të tij, Michael Gudinski, i cili vdiq në muajin mars.
“Kur vdiq miku im Michael, ai më thirri një ditë më vonë dhe unë shpërtheva dhe qava. Që nga ajo ditë – flas me të çdo ditë. S’ka lidhje a flasim gjysmë ore apo dy minuta, ai gjithmonë më thërret”, deklaroi Ed mes tjerash.
Këngëtari e përshkruan kolegun e tij si ‘shpirt të bukur’./UBTNews