Këngëtari dhe tekstshkruesi Ed Sheeran tha se çështja e fundit në Gjykatën e Lartë për një nga këngët e tij nuk ishte rreth parave, por rreth ndershmërisë dhe mbrojtjes së asaj që është e drejtë.
Sheeran në “Two’s Newsnight” në BBC deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër pos që ta mbronte krijimtarinë e tij në gjykatë.
Për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen, Sheeran thotë se ai i filmon të gjitha sesionet e shkrimit të këngëve.
Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të mërkurën se Sheeran nuk ia ka vjedhur këngën “Oh Why” të Sami Chokrit. Në intervistën e tyre të parë pas vendimit, Sheeran dhe tekstshkruesi tjetër, John McDaid rrëfyen për presionin e jashtëzakonshëm me të cilin u përballën si pasojë e këtij rasti. Duke e përshkruar çështjen gjyqësore si të gjatë dhe të pakëndshme për të gjithë të përfshirët, Sheeran tha se “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të luftonte ndaj këtyre pretendimeve./UBTNews/