UBT News

Ed Sheeran dhe Taylor Swift lansojnë duetin

Dy këngëtarët e mirënjohur, Ed Sheeran dhe Taylor Swift lansuan duetin e tyre më të ri, “The Joker and The Queen”. Sheeran fillimisht solli versionin solo të këngës “The Joker and The Queen” në tetor të vitit 2021, si pjesë e albumit të pestë të tij, “=”.

Dhe videoklipi i këngës ribashkon aktorët e mëhershëm të klipit “Everything Has Changed”, bashkëpunimi i tyre i vitit 2012. Në klipin e këngës “The Joker and The Queen” ata janë të rritur dhe në kolegj – dhe ende duken të njëjtë sikurse Sheeran dhe Swift.

Teksa e bëri të ditur lajmin për publikimin e këngës së re përmes Instagramit, Sheeran u tha ndjekësve të tij se: “Unë dhe Taylor u takuam dhe shkruam dhe inciziuam këngën tonë të parë në vitin 2012, dhjetë vjet më parë. Jam shumë e nderuar që po bashkëpunojmë edhe në këtë këngë. Jo vetëm që është këngëtarja/tekstshkruesja më e mirë në botë, por është mike e imja dhe jam shumë e lumtur që e kam në jetë”./UBTNews

Ed Sheeran - The Joker And The Queen (feat. Taylor Swift) [Official Video]

Exit mobile version