Dy yjet e muzikës, Ed Sheeran dhe Taylor Swift po sjellin edhe një bashkëpunim. Artistët që sollën dy projekte të përbashkëta, në vitin 2012 këngën “Everything Has Changed” dhe në vitin 2017 “End Game”, janë kthyer në studio për të incizuar edhe një këngë, që mban titullin “Run”.
Ata e shkruan këngën pothuajse një dekadë më parë, gjatë sesioneve për “Red”, albumin e katërt të Taylor.
Ky projekt do të publikohet të premten e ardhshme./UBTNews