Yjet Ed Sheeran dhe Lil Baby publikuan projektin e tyre të përbashkët “2step” në mbështetje për Ukrainën. Klipi i këngës u realizua në Ukrainë para pushtimit rus.
Videoja paraqet këngëtarin me kapele gri dhe pallto të zezë duke kënduar në mes të kërcimtarëve në rrugët e Kievit. Të gjitha të ardhurat për këngën do të dhurohen si ndihmë financiare për Ukrainën.
“Kam filmuar videon ‘2step’ në qytetin e Kievit, para akteve të tmerrshme të dhunës”, tha Sheeran në një deklaratë. “Ishte hera ime e parë që e vizitova vendin dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje, duke filluar nga ekipi i produksionit e deri te njerëzit e shumtë që takova gjatë kohës sa qëndrova atje”, shtoi ai tutje.
Këngëtari deklaroi më tej se është privilegj për të që arriti ta realizojë videoklipin atje.
“Unë jam me Ukrainën”, deklaroi ylli./UBTNews/