Ed Sheeran, Adele dhe Harry Styles janë ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën 35 vjeç, sipas listës të Sunday Times.
Të gjithë muzikantët kanë një pasuri prej më shumë se 150 milionë funta pas sukseseve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ed Sheeran dhe Adele janë të dy në topdhjetëshe të listës nën 35 vjeç, e cila kryesohet nga një dukë me pasuri të trashëguar.
Deri më tani, personi më i pasur në listën nën 35 vjeç është Duka i Westminsterit, “Hughie” Grosvenor, me një pasuri të vlerësuar prej gati 10 miliardë funta./UBTNews/