UBT News

E pandalshme: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, vazhdon marshimin drejt medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi. Kampionia olimpike tashmë ka siguruar një vend në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, Distria tregoi klasin e saj duke e eliminuar xhudisten polake, Aleksandra Kaleta. Ky sukses erdhi pas një dominimi të plotë në tatami, duke konfirmuar formën e lartë të sportistes kosovare.

Rrugëtimi i Distrisë deri këtu ishte i sigurt, fillimi kaloi pa luftë si bartëse e parë, ndërsa herën e dyte eliminoi pa vështirësi çeken Tereza Bodnarova, dhe në çerekfinale mposhti polaken Kaleta për të siguruar biletën mes katër më të mirave.

Distria Krasniqi tani është vetëm një hap larg finales dhe synon të stoliset me medaljen e artë në këtë kampionat, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version