UBT News

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2100 prej të cilave 957 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 487, pasuar nga Manastiri 70, Kavadari 44, Kumanova 40 etj.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 210 janë ri-infektime. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) janë regjistruar dhe 616 pacientë të shëruar dhe 2 viktima, njëri nga Shtipi i moshës 71-vjeç dhe tjetri nga Struga i moshës 91-vjeç./AlsatM

Exit mobile version