UBT News

Dy të vdekur dhe një i lënduar në koncertin e grupit ABBA

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një shikues ra nga kati i shtatë mbi audiencën në një sallë koncertesh në Suedi.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth 30 minuta përpara se të niste koncerti i grupit të famshëm suedez, ABBA.

Sipas policisë, rreth 1 mijë njerëz ishin mbledhur në këtë sallë koncertesh në qytetin Uppsala, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit, Stokholm.

Pak para fillimit të koncertit, një burrë rreth të 80-tave ra nga kati i shtatë mbi dy të tjerë – një burrë dhe një grua rreth të 60-tave – në sallën e koncerteve, tha policia. Dy burrat kanë vdekur, kurse gruaja u dërgua në spital. Ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Policia është duke e hetuar rastin se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe pse u rrëzua ai./UBTNews

Exit mobile version