UBT News

Dy fansa vdiqën në koncertin e GloRilla-s në New York

Dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e një rrëmuje të krijuar në një koncert të reperes GloRilla, në Rochester të New Yorkut.

Autoritetet kanë deklaruar se rrëmuja mund të ketë ndodhur kur pjesëtarë nga audienca gabimisht menduan se kanë dëgjuar të shtëna.

Megjithatë nuk ka prova se ka pasur vërtetë të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar një zyrtar policor për ABC News.

GloRilla, e cila përfundoi performancën para incidentit, tha se ndihet “e thyer” nga kjo tragjedi./UBTNews/

Exit mobile version